Site icon Telegrafi

Erdogan ua ndalon luftanijeve ruse të shfrytëzojnë ngushticat turke që lidhin Detin e Zi me Mesdheun

Turqia do të ndalojë anijet luftarake ruse të kalojnë nëpër Detin e Zi, pohoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në një mesazh në Twitter, Zelensky tha se shteti turk i kishte premtuar mbështetje ushtarake dhe humanitare Ukrainës.

“Falënderoj mikun tim presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Ukrainasit nuk do ta harrojnë kurrë këtë!”, ka shkruar presidenti ukrainas në Twitter.

Turqia do të ndalojë anijet luftarake që kalojnë nëpër ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit, që lidh Detin e Zi me Mesdheun.

Të enjten 13 ushtarë ukrainas u vranë në një ishull të vogël shkëmbor në Detin e Zi kur u bombarduan prej një anije dhe nga ajri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version