Site icon Telegrafi

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se e mirëpret vendimin e Hamasit për pranimin e marrëveshjes dhe shpreson që edhe Izraeli ta bëjë të njëjtën gjë.

Gjithashtu, ai u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes për një armëpushim në Gazë.

“Ne e mirëpresim deklaratën e Hamasit pasi ata pranuan armëpushimin me sugjerimin tonë. Tani, Izraeli duhet të ndërmarrë të njëjtin hap”, tha Erdogan.

Lexo po ashtu Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Ndryshe, Izraeli thotë se Hamasi ka pranuar një version “të zbutur” të një marrëveshjeje armëpushimi të propozuar nga Egjipti, i cili është “i prapranueshëm”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Madje, sipas tij, njoftimi i Hamasit duket të jetë një “mashtrim” që synon të tregojë izraelitët si palën që nuk e pranon marrëveshjen.

Lexo po ashtu Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Në vazhdën e zhvillimeve në Gazë, forcat izraelite kanë realizuar sulmin e paralajmëruar në Rafah, nga ku janë urdhëruar të largohen civilët.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka thënë se urdhrat e Izraelit për evakuimin e Rafahut lindor janë “çnjerëzore”. /Telegrafi/

Exit mobile version