Site icon Telegrafi

Erdogan për hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem: SHBA zgjodhi të jetë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes

Duke zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, Uashingtoni po zgjedh të jetë pjesë e problemit në Lindjen e Mesme dhe jo të punojë drejt një zgjidhje, ka thënë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur të jenë pjesë e problemit dhe jo zgjidhja me hapin e saj të fundit dhe kanë humbur rolin e saj ndërmjetësues në procesin e paqes”, tha Erdogan në një fjalim në një institut të Britanisë së Madhe.

Lexo po ashtu Ceremonia për hapjen e ambasadës së SHBA në Jerusalem: Trump përfaqësohet nga Ivanka dhe burri i saj (Video)

Deklarata vjen pasi SHBA ka filluar me procesin e zhvendosjes së ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem të hënën, një ditë që shënon përvjetorin e themelimit të Izraelit, sipas kalendarit civil.

Një masë e tillë ka qenë duke u përgatitur që nga koha kur presidenti Donald Trump zyrtarisht e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit në dhjetor.

Ndërkohë që kjo lëvizje u përshëndet nga vetë Izraeli, pati reagime nga vendet e tjera dhe nga organizmat botërorë duke përfshirë OKB dhe BE.

Dhe Ankaraja ishte një nga kritikët më të zhurmshëm të vendimit të Trump, me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu duke e quajtur këtë veprim “të gabuar dhe të papranueshëm” në atë kohë.

Lexo po ashtu Protesta kundër ambasadës amerikane në Jerusalem, raportohet për 28 të vrarë – dita më e përgjakshme që nga viti 2014 (Foto/Video,+18)

Në shkurt, ministria shkroi në një deklaratë se masa e SHBA dëshmon se Uashingtoni “këmbëngul në shkatërrimin e bazës për paqe duke shkelur të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Jerusalemin dhe parametrat e vendosur të OKB-së”.

Qytetarët turq kanë folur gjithashtu kundër kësaj lëvizje, me disa mijëra që mbushën rrugët e Stambollit për të protestuar të premten.

Ata mbanin shenja që lexonin “Palestina i përket palestinezëve” dhe “Al-Quds (emri arab për Jerusalemin) i përket myslimanëve”. /Telegrafi/

Exit mobile version