Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot në samitin e NATO-s në Madrid se Suedia dhe Finlanda duhet të përmbushin premtimet që i kanë dhënë Turqisë.
Nëse nuk i përmbushin premtimet që i dhanë shtetit turk me të cilën u hoq vetoja për kandidaturat e tyre për anëtarësim në NATO, parlamenti nuk do ta ratifikojë atë dokument.
Erdogan deklaroi se dy vendet nordike duhet të zbatojnë reformat legjislative sa më shpejt të jetë e mundur, të cilat do t’u mundësojnë atyre të ekstradojnë 73 terroristë, raporton reuters.
Ai vuri në dukje se e sheh nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe si një njohje të pozicionit të Ankarasë se terrorizmi nuk mund të tolerohet dhe e quajti atë një “fitore diplomatike” për Turqinë.
⚡️Turkey is withdrawing its opposition and will support Finland and Sweden joining NATO at this week’s Alliance summit – the countries signed a joint statement after the talks in Madrid. pic.twitter.com/bpfIh7IzlM
— BLYSKAVKA (@blyskavka_ua) June 28, 2022
Ndërkohë, duke marrë parasysh faktin se marrëveshja e re kërkon që Turqia të ekstradojë disa anëtarë të FETO-s, PKK-së dhe YPG-së, të cilët ndodhen në vendet skandinave, kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson theksoi se Suedia do të marrë parasysh të gjitha kërkesat e Turqisë, por se ka ligje që duhet të i respektuar.
“Ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi ligjit suedez dhe ligjit ndërkombëtar. Nëse Turqia vjen me një kërkesë për ekstradim, sigurisht që ne do ta respektojmë këtë kërkesë, por do të respektojmë gjithmonë ligjet suedeze dhe konventat evropiane në lidhje me ekstradimin. Kjo është shumë e rëndësishme të theksohet. Ne kurrë nuk do të ekstradojmë askënd, i cili është shtetas suedez dhe nëse nuk është i përfshirë në aktivitete terroriste. Mos u shqetësoni për këtë”, deklaroi Andersson.
Ndryshe, NATO ka ftuar zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të jenë anëtare të Aleancës Veri-Atlantike. /Telegrafi/