Site icon Telegrafi

Erdogan: Izraeli po shkon drejt izolimit ndërkombëtar

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është i bindur se Izraeli po shkon drejt një izolimi ndërkombëtar, trend ky i cili pritet të rritet në ditët në vijim.

Në një pyetje lidhur mbi qëndrimin e Izraelit për refuzimin e armëpushimit dhe zotimit për të vazhduar sulmet me ose pa mbështetjen ndërkombëtare, lideri turk tha se “nuk ka më pritshmëri për vullnet të mirë nga Izraeli”.

Lexo po ashtu Biden: Izraeli duhet të jetë më i kujdesshëm me civilët

Ai theksoi se për momentin ajo që ka rëndësi është se si e sheh bota veprimtarinë e Izraelit në skenën ndërkombëtare, raporton dailysabah.

Në një bisedë telefonike me homologun amerikan, Joe Biden, udhëheqësi turk thuhet se ia përcolli shqetësimet e tija lidhur me zhvillimet në Gazë dhe theksoi nevojën që të ndërhyjë SHBA-ja.

Lexo po ashtu New York Times: Izraelitët po dëmtojnë dhe shkatërrojnë varrezat palestineze në Gaza

Ndërkohë, dy presidentët thuhet se diskutuan edhe rreth blerjes së aeroplanëve luftarakë F-16 dhe ratifikimi i ofertës së Suedisë në NATO.

Këto zhvillime mund të ndikojnë në ndryshimin e raporteve të Turqisë dhe SHBA-së në fushën e bashkëpunimit ushtarak dhe industrisë së armëve. /Telegrafi/

Exit mobile version