Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Erdogan dhe Putin diskutuan zhvillimet e fundit në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe situatën humanitare në terren.
Udhëheqësi turk vuri në dukje se Turqia vazhdon qasjen e saj të sinqertë, që ka shfaqur që në fillim, për të siguruar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Nëse shpallet një armëpushim i përhershëm në Ukrainë, palët do të kenë mundësinë të arrijnë një zgjidhje afatgjate rreth mosmarrëveshjeve”, u shpreh i pari i shtetit turk.
Rënia dakord në disa çështje mund të kërkojë mbajtjen e një takimi në nivelin e liderëve, vuri në dukje Erdogan dhe përsëriti propozimin për një takim të dy liderëve në Stamboll ose në Ankara.
“Lufta nuk do t’i sjellë dobi asnjë pale dhe i duhet dhënë shans diplomacisë”, theksoi Erdogan dhe vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e përdorimit efektiv të korridoreve humanitare në Ukrainë. /Telegrafi/