Site icon Telegrafi

Erdogan: Bashkësia ndërkombëtare po heshtë për masakrën në Gazë, është e turpshme

Sulmet izraelite në Gaza janë të barabarta me një masakër, i tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Papa Françeskut gjatë një bisede telefonike.

Ai ka shtuar se heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është e turpshme, shkruan Sky Neës. Dje, Erdogan kritikoi edhe reagimin e Perëndimit ndaj sulmeve izraelite, transmeton Telegrafi.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të partisë së tij në parlament, ai tha se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup muxhahedinësh që mbrojnë vendin e tyre.

Lexo po ashtu Izraelitët sulmojnë pozicionet e Hamasit, i godasin rëndë me aeroplanë luftarakë

“Gjuajtja e vellëzërve tanë palestinezë, përfshirë fëmijët, pacientët dhe personat e moshuar, e madje edhe shkollat, spitalet e xhamisë janë krim kundër njerëzimit. Lotët e perëndimit për Izraelin janë mashtrim”, tha Erdogan.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se ka anuluar vizitën e planifikuar më parë për në Izrael, e këtë e ka konfirmuar edhe kabineti i tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version