Telegrafi

Erdhi si përforcim i madh: Besiktasi tani dëshiron ta largojë Rebicin, por lojtari nuk pranon

Besiktas dëshiron të heqë qafe Ante Rebicin, futbollistin kroat 30-vjeçar, por ky i fundit të ndërpresë kontratën me pëlqim të ndërsjellë.

Rebic mbërriti nga Milani si lojtar i lirë në fund të korrikut 2023 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Deri më tani ai ka bërë 20 paraqitje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë pesë asistime.

Mediat turke shkruajnë se trajneri Fernando Santos ka humbur durimin me qëndrimin e Rebicit gjatë seancave stërvitore.

Drejtuesit e klubit i propozuan kroatit ndërprerje reciproke të kontratës në mënyrë që ai të mund të kalonte pjesën e dytë të sezonit në një klub tjetër, por ai iu përgjigj vetëm shkurt drejtuesve të Besiktasit: “Nuk dua shkoj!”.

Rebic me klubin nga Stambolli ka një pagë vjetore prej 2.5 milionë euro dhe mesa duket dëshiron që Besiktas t’i paguajë të gjitha paratë deri në fund të kontratës.

Në karrierën e tij ai ka luajtur për RNK Split, Fiorentina, RB Leipzig, Verona, Eintracht Frankfurt dhe Milan. /Telegrafi/