Mesfushori Ever Banega erdhi nga Sevilla këtë verë te Interi, por në ndeshjet e fundit ai nuk është duke luajtur.
Pas kësaj situate mediat e lidhin me një largim të mundshëm që në janar.
Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri i ri i Nerazzurrëve e preferon më shumë Joao Marion dhe Marcelo Brozovicin.
Interesim për lojtarin ka shfaqur Evertoni nga Liga Premier.
Sipas kësaj gazete, klubit i duhet një bilanc financiar dhe shitja e tij mund të bëhet për afro 10 milionë euro.
Banega është kritikuar shumë nga mediat për lojën e dobët me fanellën e Interit, ndërsa kishte munguar të hënën edhe në një darkë më klubin.
Interi nëse do ta shiste do të përfitonte pasi ai erdhi me parametrat zero nga Sevilla. /Telegrafi/