Innovation Centre Kosovo, pika e kontaktit për programin Erasmus for Young Entrepreneurs në Kosovë, fton të gjithë ndërmarrësit, prej atyre qe sapo kanë filluar, deri tek ata me përvojë, për të përfituar nga kjo mundësi.
I zhvilluar përtej kufijve për të nxitur inovacionin dhe bashkëpunimin si një Nismë e Bashkimit Evropian, programi “Erasmus for Young Entrepreneurs” (EYE) është mundësia më e mirë për ndërmarrësit që dëshirojnë të përfitojnë dhe mësojnë nga individë me përvojë (ndërmarrës mikpritës nga Europa), ose të ndajnë njohuritë e tyre me ndërmarrësit aspirues nga vendet tjera evropiane, në Kosovë.
Individë nga 27 shtete anëtare të BE-së dhe më shumë(Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, etj.) mund të marrin pjesë në program për një periudhë shkëmbimi deri në 6 muaj. Nuk ka kufi moshe për pjesëmarrjen e ndërmarrësve të rinj dhe të atyre mikpritës (+18).
Ndërmarrës të Rinj:
Profili/kriteret e aplikimit:
– Ndërmarrës aspirues, të cilët kanë një plan të qartë për të nisur biznesin e tyre ose kanë tashmë një biznes të sapo themeluar në cilëndo fushë, por jo më të vjetër se 3 vite në kohën e aplikimit.
– Duhet të jenë rezidentë në vendin ku aplikojnë për të paktën 6 muaj gjatë vitit para aplikimit.
Dokumentet e nevojshme:
– Një CV e përditësuar
– Një plan i plotë biznesi
– Një letër motivimi
Përfitimet:
– Trajnim në vendin e punës në një kompani pritëse jashtë vendit
– Zhvillim i aftësive ndërmarrëse
– Përfitimi i njohurive mbi biznesin dhe rrjetëzimi
– Përvoja në menaxhimin e një biznesi të vogël përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejt me ndërmarrësin pritës
Qëndrimi i ndërmarrësve të rinj jashtë vendit do të bashkëfinancohet çdo muaj nga BE për periudhën e shkëmbimit!
Për pyetje dhe të dhëna shtesë, klikoni këtu, apo kontaktoni në email adresën eu.programs@ickosovo.com
Ndërmarrës Mikpritës
Profili/kriteret e aplikimit:
Ndërmarrës të suksesshëm dhe me përvojë (pronar-menaxherë) me të paktën 3 vite përvojë në drejtimin e një ndërmarrjeje të vogël, mikro ose të mesme (SME).
Pronarë të një SME-je ose persona të përfshirë drejtpërdrejt në bordin drejtues të një SME-je
Dokumentet e nevojshme:
Një CV e përditësuar
Një letër motivimi
Përfitimet:
Përfitimi nga perspektiva dhe ide të reja, si dhe aftësi të freskëta
Eksplorimi i ideve inovative që mund të rrisin biznesin e tyre
Mundësimi i ndërkombëtarizimit, qasje në tregje të reja dhe krijimi i partneriteteve të reja
Marrja e njohurive mbi teknologjitë në zhvillim, që mund të shndërrohen në produkte dhe shërbime të reja
Erasmus for Young Entrepreneurs është një marrëveshje përfitimi për të dy palët, si për ndërmarrësit e rinj, ashtu edhe për ata nikoqirë. Jo thjesht një punë praktike, por shkëmbim mes të barabartëve. /Telegrafi/