Era Istrefi vazhdon me sukseset e njëpasnjëshme me projektin e fundit të titulluar “BonBon”.
Videoklipi i kësaj kënge në kanalin “Youtube” ka arritur 20 milionë klikime ende pa mbushur dy muaj që nga publikimi i tij, transmeton Telegrafi.
Kjo bënë që Era Istrefi të thyejë rekord në muzikën shqiptare, pasi deri më tani asnjë projekt muzikor shqiptar nuk ka arritur që për kaq kohë të mbledhë një numër kaq të madh klikimesh.
Veç klikimeve të shumta kjo këngë arriti të futet edhe në toplista të ndryshme botërore duke marrë pëlqimin edhe të disa yjeve botërore, të cilët thanë fjalë të mëdha për këngëtaren shqiptare./Telegrafi/