Telegrafi

Era me të tjera imazhe nga pushimet, vë në plan të parë pjesën e pasme

(Foto: Instagram/eraistrefi)

Era Istrefi ka vazhduar me publikimin e imazheve nga pushimet që të lënë pa mend.

Këngëtarja e mirënjohur që ka arritur edhe famë ndërkombëtare, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, derisa në profilin e saj në Instagram i ka ndarë disa fotografi dhe video me ndjekësit e saj.

Ndërkohë që është duke i shijuar pushimet në jug të Shqipërisë, Era e ka ngacmuar imagjinatën duke bërë ‘twerk’ në plazh.

Më pas, autorja e hitit “Bonbon”, publikoi edhe disa fotografi me bikini nga plazhi që nuk e lënë askënd indiferent.

Lexo po ashtu Era Istrefi duket provokuese në bikini, teksa publikon video duke bërë "twerk" në plazh

Derisa gjatë ditës, Era ka shpërndarë edhe fotografi të tjera, kësaj radhe me një kapelë Prada ngjyrë rozë që kujton pikërisht veshjen në hitin e saj të madh.

(Foto: Instagram/eraistrefi)

Ajo nuk ka hezituar të vë në plan të parë edhe pjesën e pasme të fizikut të saj në imazhet e reja. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/eraistrefi)