Site icon Telegrafi

Era rrëmben gjithë spektaklin me vallëzimin ‘ngacmues’

(Foto: Instagram/eraistrefi)

Ndërkohë që vazhdon me koncertet muzikore, Era Istrefi po merr gjithnjë e më shumë vëmendje me performancat e saja.

Këngëtarja e njohur për figurën mbresëlënëse trupore ka marrë sërish vëmendjen e fansave me dukjen e saj.

Në koncertin e radhës, 27-vjeçarja është shfaqur me një fustan të shkurtër që ia theksonte linjat e admiruara.

Dhe derisa merrte gjithë vëmendjen me dukjen e saj, ajo e ka rrëmbyer spektaklin edhe me vallëzimin ngacmues.

Lexo po ashtu Era Istrefi e zjarrtë para shqiptarëve në Zvicër, publikohet video e saj duke bërë "twerk" në skenë

E shoqëruar nga dy valltare, Era ka bërë ‘twerk’ ndërkohë që interpretonte hitin e saj të fundit, “TKRKT”. /Telegrafi/

Exit mobile version