Telegrafi

Era merr komplimente nga Ava Max për pozat atraktive, fansat u kërkojnë bashkëpunim

(Foto: Instagram/eraistrefi/avamax)

Derisa po vazhdon të ndërtojë famën ndërkombëtare në industrinë e muzikës, Era Istrefi kohë pas kohe është aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpërndan fotografi nga përditshmëria dhe karriera e saj.

Gjatë fundjavës, bukuroshja ka ardhur me disa poza atraktive, të cilat i ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 1.5 milion ndjekës.

Lexo po ashtu Publikohet lista me 20 këngëtarët shqiptarë më të ndjekur në Instagram - prijnë Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha

Ajo ka marrë pëlqime të shumta dhe komplimente nga fansat, ndërsa të shumtë kanë qenë edhe yjet e skenës që e kanë komplimentuar 25-vjeçaren për dukjen e saj.

Era Istrefi (Foto: Instagram/eraistrefi)

Në mesin e tyre është edhe shqiptarja tjetër e famshme, Ava Max, e cila i ka komentuar Erës: “Aq e mrekullueshme”.

Fansat kanë reaguar menjëherë në komentin e saj, disa prej të cilëve kanë kërkuar një bashkëpunim ndërmjet këngëtareve shqiptare me famë botërore. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/eraistrefi)