Superylli shqiptar me famë botërore, Era Istrefi, tash ka filluar të krijojë miqësi edhe në mesin e emrave ndërkombëtarë. Dhe, nuk është askush tjetër, pos Paris Hilton.
Së fundmi bukuroshja shqiptare ishte prezente në Amerikë ku edhe performoi e ku pritet të depërtojë. Të gjitha projektet e reja i ka të orientuara në tregun amerikan.
Dukja e saj ekstravagante, sa me stil, aq edhe seksi, e shfaqte atë në mënyrë të përkryer dhe joshëse teksa argëtonte adhuruesit e saj. E kjo bëri që ajo të shkëlqente.
Edhe pantallonat besohet se janë nga linja e Paris Hilton, kurse miqësia e tyre ka kaluar edhe në nivel të rrjetet sociale, ku kanë ndjekur njëra tjetrën. Madje, Paris edhe i ka komentuar këngëtares nga Prishtina duke e komplimentuar për dukjen.
Duket se Paris ishte prezente në koncertin e fundit të Erës dhe i pëlqeu paraqitja e saj, çka e shtyri edhe të komentonte. Por, kjo nuk pritet të jetë miqësia e vetme e Erës në shoubizin ndërkombëtar.
Era Istrefi së fundmi ka jetuar mes Prishtinës dhe Amerikës. Ajo ka qenë e angazhuar duke punuar në projekte të reja.
Shumë shpejt ajo publikon këngën e re me French Montanan, i cili konsiderohet reperi më i mirë i momentit, pas hitit “Unforgettable” dhe albumit “Jungle Rules”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=c3oyz4ocdZ4