Fama e Era Istrefit nuk kufizohet vetëm në trevat shqiptare, prandaj këngëtarja e suksesshme duhet të jetë e kujdesshme në atë që thotë.
Përdorimi i fjalës ‘nigga’ që iu referohet afro-amerikanëve ka nxitur pakënaqësi te pjesëtarët e këtij komuniteti që dëgjojnë këngët e Erës.
Mirëpo, krijuesja e hitit “Bon Bon”, ka reaguar shpejt për të kërkuar falje për pakujdesinë e saj duke sqaruar se nuk ka pasur kurrfarë qëllimi që të ofendojë dikë.
Ajo ka postuar shkrimin një fanseje të saj në Instagram, e cila thotë: “Po të mos thoshte ‘nigga’, do të vazhdoja ta dëgjoj”.
“Kërkoj ndjesë për përdorimin e fjalës me shkronjën N. Në Kosovë nuk ka njerëz me ngjyrë, prandaj ne e quajmë njëri-tjetrin ashtu në kuptimin ‘bro’ (vëlla/njeri). Prandaj duhet që gjithmonë të jemi të kujdesshëm”.
“Jo racizmit, jemi një. Dashuri. Era”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj. /Telegrafi/