Site icon Telegrafi

Era Istrefi vjen me stil të ri të flokëve dhe dukje plot stil, thekson linjat joshëse

Era Istrefi ka kohë që nuk ka sjell një projekt të ri muzikor, po ajo iu ka qëndruar afër fansave të saj me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Vetëm në llogarinë e saj në Instagram, Era numëron mbi 1.4 milion  ndjekës, ndërsa nuk mungojnë pozat provokuese dhe unike.

E tillë erdhi edhe në fotot e radhës, teksa këngëtarja gjithashtu prezantoi stilin e ri të flokëve, ndërsa dukej në top formë.

Foto: Era Istrefi/Instagram

E veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të gjelbër, të cilën e kombinoi me një palë  xhinse, çizme rrafshe, xhaketë të zezë dhe syze dielli, Era mahniti me pamjen.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ndërsa flokëve bionde këngëtarja ua kishte shtuar edhe një nuancë të zezë, duke u shfaq kështu me dy lloj ngjyrash.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Era në disa imazhe theksoi linjat dhe të pasmet joshëse, ndërsa nuk munguan as komentet e shumta nga ana e ndjekësve të saj.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ndërkohë, Era herë pas here është paraqitur edhe nga studio muzikore duke lënë të kuptohet se ajo është në përgatitje të projekteve të reja. /Telegrafi/  

Foto: Era Istrefi/Instagram
Exit mobile version