Site icon Telegrafi

Era Istrefi vjen me fotosesion të veçantë në ditëlindjen e 27-të

Ditën e sotme (e diel) këngëtarja Era Istrefi feston ditëlindjen e 27-të.

Artistja, e lindur më 4 korrik 1994, vazhdon të jetë në formë e shumë e pëlqyer nga publiku.

Ajo me këtë rast ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin nuk ka ngurruar të shfaqet atraktive e me stil mjaft unik.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

E veshur në një fustan transparent të bardhë e me stil flokësh të veçantë, krijuesja e hitit “Bon Bon” edhe në këtë ditë është siguruar të marrë gjithë vëmendjen.

Duke mos lënë asnjë përshkrim shtesë, në një nga fotografitë e parë Istrefi pozon pranë një torte po ashtu sipër së cilës janë një sërë lulesh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Era Istrefi

Të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar nga miqtë e fansat, meqenëse vetëm në Instagram numëron 1.5 milion ndjekës.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

Era përndryshe ndër vite ka korrë suksese të mëdha në trojet shqiptare, por edhe në botë.

Ajo prej disa vitesh i është bashkuar tregut muzikor internacional dhe ka sjell bashkëpunime me emrat më eminentë. /Telegrafi/

Exit mobile version