Telegrafi

Era Istrefi vjen me foto të reja provokuese teksa ekspozon trupin e tonifikuar

Era Istrefi është padyshim një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare.

Artistja krahas projekteve është edhe një femër që njihet për fizikun e tonifikuar dhe paraqitjet me shumë shije.

Era numëron mbi 1.4 milion ndjekës vetëm në llogarinë e saj të Instagramit ku edhe ndan me fansat imazhe nga më të ndryshmet.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Disa fotografi të reja, krijuesja e hitit “Bon bon” ka sjellur edhe sot (e premte) në të cilat fokusin kryesor kishin linjat e saj atraktive të turpit.

Era shihet e veshur me një bluzë pa mëngë me ngjyrë të kaltër dhe mini-fund ngjyrë bezhë.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Pamje ajo e kompletoi me doreza pa gishta me ngjyrë të kuqe dhe çizme të gjata dhe të zeza me maje.

ajo dukej më në formë se asnjëherë më parë teksa nuk munguan as komente pozitive nga ana e admiruesve të saj.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ndërkohë, theksojmë që pas një pauze të gjatë Era është rikthyer me muzikë të re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Era Istrefi

Kënga e saj më e re është “Tkrkt” dhe përveç projekteve, këngëtarja ka nisur angazhimet edhe me performanca muzikore. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram

 

Foto: Era Istrefi/Instagram