Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, mbetet njëra prej më të pëlqyerave për stilin e saj të veçantë.
Ajo nuk kursen veten për pozat e ndryshme atraktive, në të cila vërehet se vitet e fundit ka evoluar në masë të madhe sa i përket aseteve.
Ditë më parë, bukuroshja bionde ka festuar ditëlindjen e 26-të, prej të cilës ka ndarë momente të lumtura nga festa.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Era ka mahnitur me dukjen ndërsa në mënyrë të detajshme është përkujdesur për paraqitjen.
E veshur me të kuqe, në dorë ajo mbante një çantë të firmës ‘Prada’, ndërsa ka përdorur makijazh në mënyrë të konsiderueshme.
Çka tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të saj ishin pozat e marra para një makine të markës ‘Ferrari’.
Ndërkaq, urime të shumta iu adresuan nga figura të njohura shqiptare, familjarë e fansa. /Telegrafi/