Telegrafi

Era Istrefi vazhdon të sjellë imazhe ku duket me plot stil

Era Istrefi (Foto: Instagram/eraistrefi)

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, vazhdon të jetë më e qetë sa i përket industrisë muzikore.

Krijuesja e hitit “Bon Bon” është aktive në rrjete sociale, duke sjellë imazhe atraktive e plot stil sikurse këto të fundit.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Era është shfaqur me plot stil në disa prej fotografive që ka ndarë me ndjekësit e saj.

 

Gjithë kjo përgatitje për pamjen e saj ka ardhur si rrjedhojë e festës së mbesës së saj, Renee, e cila sot (e premte)ka festuar ditëlindjen e pestë.

Lexo po ashtu Nora uron ditëlindjen e vajzës teksa publikon fotosesion nga festa e saj

“U vesha për ditëlindjen e mbesës sime”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Fotosesioni i shpërndarë ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/