Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, vazhdon të jetë më e qetë sa i përket industrisë muzikore.
Krijuesja e hitit “Bon Bon” është aktive në rrjete sociale, duke sjellë imazhe atraktive e plot stil sikurse këto të fundit.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Era është shfaqur me plot stil në disa prej fotografive që ka ndarë me ndjekësit e saj.
Gjithë kjo përgatitje për pamjen e saj ka ardhur si rrjedhojë e festës së mbesës së saj, Renee, e cila sot (e premte)ka festuar ditëlindjen e pestë.
“U vesha për ditëlindjen e mbesës sime”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Fotosesioni i shpërndarë ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/