Telegrafi

Era Istrefi shfaqet atraktive në veshjen ngjyrë rozë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi vitin që po lëmë pas u rikthye fuqishëm me disa projekte muzikore që rezultuan mjaft të suksesshme.

Por, duke qenë e ndjekur në rrjete sociale, artistja nuk i lë anash as postimet e shumta provokuese dhe atraktive.

Së fundmi ajo ka postuar disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit e ri teksa dukej në super formë.

Foto: Era Istrefi/Instagram

E veshur ngjyrë rozë dhe makijazh të theksuar, Era kompletoi dukjen edhe me aksesor ndërsa dukej më bukur se kurrë më parë.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Fansat ishin të shumtë në reagimet e tyre në hapisrë e komenteve të cilat ishin krysisht pozitive.

Ndryshe, Era aktualisht po shijon suksesin e këngës së re “Idiot”, ndërsa mbetet e angazhuar edhe me koncerte të ndryshme. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram