Telegrafi

Era Istrefi së shpejti në bashkëpunim me Noizyn?

Foto: Noizy/Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me reperin rus, Algie.

“Sayonara Детка” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është pritur mirë nga fansat.

Teksa bën bashkëpunime për tregun ndërkombëtar, Era duket se nuk po i lë fansat keq edhe me projektet muzikore në shqip.

Së fundmi, këngëtarja nga Prishtina është parë në një studio incizimi bashkë me reperin e njohur nga Shqipëria, Noizy.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja e publikuar nga një faqe e fansave në rrjetet sociale ka ngritur dyshimet se dyshja në fjalë po përgatisin një bashkëpunim.

“Noizy ft. Era Istrefi. A ka më qartë se kaq?”, shkruhet krahas kësaj videoje në Instagram, e cila tregon qartë prezencën e dy artistëve në studio.

Era përndryshe muaj më parë ka sjell një tjetër këngë në shqip me Norën, të titulluar “Nuk e di”, dhe që gjithashtu është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/