Telegrafi

Era Istrefi prezanton stilin interesant të flokëve: Trend bëj, nuk ndjek

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi njihet për stilin e saj të veshjesh dhe të paraqitjeve publike në përgjithësi.

Krijuesja e hitit “Bon bon” përveç që është çdo herë në hap me trendët e reja ajo ka tendenca që të disa të tilla t’i krijojë vet.

Kështu ka ndodhur edhe në shfaqjen e radhës që bëri në llogarinë e saj të Instagramit teksa shihet me një stil interesant të flokëve.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Në foto, Era shihet me flokët të bardha dhe të gjata me balluke ndërsa në pjesë para kishte një formë më të shkurtër.

Ajo pozoi për disa fotografi të ndryshme dhe veshje me stil ndërsa nuk la anash ekspozimin e formave trupore.

Foto: Era Istrefi/Instagram

“Trend bëj, nuk ndjek”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazheve.

Postimi në Instagram ku ajo numëron mbi 1.4 milionë ndjekës u pasua nga komente të shumta pozitive nga ana e fansave të saj.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Ndërkaq vlen të theksohet se pas një pauze të gjatë, Era këtë vit u rikthye fuqishëm në skenë duke lansuar dy projekte të suksesshëm, i fundit është “TKRKT”.

Teksa, këngëtarja ishte e pranishme edhe me mbrëmje muzikore kryesisht në Kosovë dhe Shqipëri. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram

 

Foto: Era Istrefi/Instagram