Duke qenë e dashur për projektet muzikore, vend të madh në admirimin e Era Istrefit zë edhe dukja e saj.
Më shumë se 1.5 milion fansa e ndjekin profilin e këngëtares në Instagram, ku nuk mungojnë imazhet që ngacmojnë imagjinatën.
Gjatë të dielës, autorja e hitit “Bebe” ka shpërndarë disa fotografi, në të cilat përmes një fustani ngjyrë rozë vë në plan të parë hiret e saja.
“Nëse më duan ose më urrejnë, nuk bën ndonjë ndryshim”, është përshkrimi që ka zgjedhur Era për këto fotografi.
Në fakt këtë varg e përdor edhe Cardi B në bashkëpunimin me DJ Khaled, “Wish Wish”. /Telegrafi/