Telegrafi

Era Istrefi po shijon pushimet në Spanjë

Era Istrefi (Foto: Instagram/eraistrefi)

Është një nga emrat më të dashur e më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Këngëtarja e famshme, Era Istrefi, e cila gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktive në muzikë së fundmi ka gjetur pak kohë edhe për veten.

Përkundër angazhimeve të shumta, Era duket se po shijon disa ditë të mira pushimi në Ibiza të Spanjës. Bukuroshja jonë ka sjellë disa fotografi e video në rrjetet sociale, gjersa tregon se po argëtohet pafund.

Era Istrefi në pushime në Ibiza (Foto:Instagram/eraistrefi)

Era po ashtu është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Nuk e di”, në bashkëpunim me motrën e saj, Norën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Era Istrefi

Videoklipi i kësaj kënge ka mbledhur mbi nëntë milionë shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove, YouTube.

(Foto: InstaStory/eraistrefi)

Megjithatë, 24-vjeçarja ishte nisur menjëherë për në Londër për të punuar në projekte të reja ndërkombëtare që pritet të publikohen në muajt në vazhdim. /Telegrafi/