Kënga më e re e Era Istrefit është shndërruar në hit të ri, që nga dita e parë e publikimit të saj.
Kjo këngë nuk po pëlqehet vetëm në Kosovë, ajo tashmë ka kaluar kufijtë ashtu siç bëri “BonBon”.
Në top-listën gjermane kënga “Redrum” ka zënë vendin e tretë dhe kjo është një tregues se kënga po pritet jashtëzakonisht mirë në të gjitha vendet.
Edhe pse e publikuar vetëm pak ditë më parë, kënga e Erës ka lënë pas yjet botërore në këtë top-listë.