Era Istrefi vazhdon të shënojë sukseset e mëdha në arenën ndërkombëtare pas publikimit të projektit “Redrum”.
Klipi “Redrum” i cili e shfaqë këngëtaren tejet artistike dhe ekstravagante, po pëlqehet në Evropë.
Në YouTube trendet e Evropës menjëherë brenda ditës së parë Era Istrefi është ngjitur në vendin e parë si top trend në rrjetin më të madh social të videove, shkruan Telegrafi.
Këtë kënaqësi e kanë ndarë edhe fansat e bukuroshes nga Prishtina që kanë publikuar imazhe të këtij suksesi në rrjetet sociale, teksa vet këngëtarja mbetet modeste duke shijuar suksesin e projektit në heshtje.
“Redrum” theu dy rekorde brenda një dite, arriti mbi një milion klikime për 12 orë dhe arriti mbi 6 mijë komente brenda një dite, kryesisht komente ndërkombëtare. /Telegrafi/