Telegrafi

Era Istrefi ndryshon sërish pamjen, bëhet bionde

Era Istrefi (Foto:Instagram/eraistrefi)

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, njihet për dukjen e saj dhe paraqitjet ekstravagante në skenë.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, përmes së cilave informon fansat e saj për më të rejat nga jeta e saj personale e profesionale.

Ndërkaq, përpos veshjeve me marka të njohura, Era që nga paraqitja e parë e saj ka vënë në pah flokët shumë ngjyrëshe.

(Foto: Instastory)

Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka shfaqur flokët e saj bionde, që i rrinin për mrekulli.

Më pare se kjo, Era kishte zgjedhur ngjyrën portokalli për flokët e saj, e që mori një numër të madh të komenteve pozitive.

Sidoqoftë, bukuroshja tashmë bionde nuk është shumë aktive në prurjen e projekteve të reja, për shkak të disa problemeve me kontratat e mëparshme. /Telegrafi/