Telegrafi

Era Istrefi ndjehet krenare me paradën e LGBTI-së sot në Prishtinë (Foto)

Sot (e martë) në sheshin e Prishtinës është mbajtur parada e parë e komunitetit LGBTI në Kosovë, me sloganin “Në emër të dashnisë”.

Paradën e përshëndeti edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si dhe ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha.

Ndërkohë, të pranishëm në paradë ishin disa prej fytyrave publike të artit si Melihate Qena  e shumë të tjerë, gjersa disa nuk e mbështetën fare këtë paradë.

Ishte këngëtarja Dua Lipa ajo e cila përshëndeti nga larg paradën e LGBTI-së, të organizuar në kryeqytet përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.

E lumtur për këtë organizim duket të jetë edhe këngëtarja Era Istrefi, e cila ka publikuar disa imazhe të paradës në InstaStory.

“Dita e parë e paradës në Prishtinë. O Zoti im, jam kaq krenare”, ka shkruar Era në mbishkrimin e një prej fotografive të paradës së LGBTI-së. /Telegrafi/