Telegrafi

Era Istrefi merr vëmendje me një nga paraqitjet e fundit, thekson linjat trupore në veshjen plot stil

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi pas një pauze të gjatë është iu është rikthyer performancave muzikore.

Pas lansimit të projekteve të reja, tashmë Era është e angazhuar me koncerte pothuajse çdo natë dhe një të tillë ajo e ka mbajtur edhe mbrëmë (e enjte).

Ajo që mori vëmendje ishte paraqitja e saj atraktive dhe plot stil teksa ndau disa imazhe edhe përmes llogarisë së saj në Instagram.

Foto: Era Istrefi/Instagram

E veshur me një trupore të shkurtër ngjyrë të kaltër dhe bardhë dhe e hapur në tek pjesa e dekoltesë. Pamja e saj u kompletuat me doreza me pupla dhe çizme të gjata.

Era ndërkohë shkëlqeu me një makijazh të theksuar, aksesor dhe flokët e gjata të valëzuara që i la mbi supe.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Krijuesja e hitit “Bon bon” dukej më në formë se kurrë më parë ndërsa edhe dhuroi një performancë energjike në një nga klubet në vend.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Era Istrefi

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Erës është “TKRKT” që u lansua në maj të këtij viti dhe deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në YouTube.

Ndryshe, ditë më parë u paralajmëruar se këngëtarja do të sjell një duet me reperin Mozzik, por ky I fundit në një postim në Instagram njoftoi se bashkëpunimi i tyre është anuluar. /Telegrafi/