Tri këngëtaret shqiptare kanë publikuar ditë më parë këngë.
Era Istrefi me ‘Redrum’, Dua Lipa solli këngën e përpunuar ‘Thinking ‘Bout You’ dhe ‘Fuck Fake Friends’ e publikoi Bebe Rexha.
Por, deri më tani më e suksesshme del të jetë Era, e cila është shikuar më së shumti në YouTube.
“Redrum” ka mbi 9 milionë, ndërsa Dua me videospotin e saj të ri “Thinking about you” ka arritur pak më shumë se dy milionë klikime.
Era gjithashtu është shumë para edhe këngëtares tjetër shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka dy milionë klikime.
Ndryshe, te triat këngëtaret kanë paralajmëruar këngë të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/