Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, përkundër se nuk ka prurje muzikore, po vazhdon të mbajë të informuar ndjekësit e saj.
Një gjë të të tillë padyshim që po e bën përmes rrjeteve sociale, pasi që për një kohë shumë të gjatë nuk ka marrë pjesë në ndonjë intervistë.
Bukuroshja bionde nuk i kursen asnjëherë pozat atraktive, në te cilat përkujdeset për secilin detaj të mundshëm.
Kështu ka bërë edhe në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur joshëse në një veshje komode.
Me një bluzë të bardhë, Era dukjes i ka bashkangjitur edhe një makijazh shkëlqyer, ndërsa është parë e mbushur me aksesorë prej ari.
Së fundmi, për këngëtaren shqiptare është duke u aluduar se ka filluar punën në projektin e ri muzikor, por që ende nuk është prononcuar për një gjë të tillë. /Telegrafi/