Telegrafi

Era Istrefi feston ditëlindjen e 26-të me shampanjë

Era Istrefi (Foto: Instagram/eraistrefi)

Ajo që ka arritur të thyej barrierat, e të debutojë në skenat ndërkombëtare është padyshim Era Istrefi.

Këngëtarja shqiptare tash e një kohë nuk ka qenë edhe shumë aktive në prurjet e reja muzikore, por postimet provokuese nuk i ka lënë anash.

Dita e sotme (e shtunë) duket mjaft speciale për të, pasi edhe feston ditëlindjen e saj të 26-të.

 

Në një postim në rrjetin social Instagram, Era ka ndarë një video ndërsa shihej duke hapur një shampanjë për të festuar.

“Urime ditëlindjen për mua”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.

Përpos urimit për veten, figura të njohura publike, përfshirë familjarë dhe fansa, kanë uruar këngëtaren në mënyra të ndryshme.

Ndërkaq, bukuroshja bionde ende nuk ka bërë të ditur se kur do të kthehet me projekte muzikore, teksa “No Maybes” mbetet hiti i fundit nga ajo. /Telegrafi/