Shumë prej figurave publike gjatë vetizolimit kanë eksperimentuar me flokët e tyre. Një pjesë e meshkujve i kanë shkurtuar komplet flokët, ndërsa femrat kryesisht kanë eksperimentuar duke i ndërruar ngjyrat.
Një gjë të tillë duket se e ka praktikuar edhe këngëtarja me famë ndërkombëtare, Era Istrefi e cila ka ndërruar dukjen.
Përmes rrjetit social Snapchat, ajo ka publikuar procesin e ngjyrosjes së flokëve të saj, ku fillimisht dukeshin ngjyrë rozë kurse në rezultatin final ato morën ngjyrën portokalli.
Anipse është një ngjyrë tejet e ndezur, Erës po i përshtatet shumë me fytyrën e saj, duke e bërë edhe më tërheqëse.
Kujtojmë se Era vazhdon të qëndrojë paksa më e tërhequr nga industria e muzikës, ndërsa së fundmi e ka publikuar këngën “Maybes”, e realizuar dy vite më parë. /Telegrafi/