Site icon Telegrafi

Era, gati 2 milionë për katër ditë me duetin me French Montanën (Video)

Era Istrefi (Foto: Era istrefi/Instagram)

Era Istrefi ka realizuar së fundmi bashkëpunimin e saj të radhës të madh ndërkombëtar. French Montana ishte bashkëpuntori i këngëtares shqiptare.

Era është shfaqur tejet atraktive në këtë klip, me një këngë mjaft interesante, ku spikat edhe superylli botëror, French Montana.

Bukuroshja ka sjellë projektin e ri me shumë marketing në gjithë botën dhe në katër ditët e publikimit ka arritur afro 2 milionë klikime dhe projekti është pëlqyer nga publiku.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Era Istrefi

Sidoqoftë, hiti më i madh i Erës mbetet “BonBon” i lansuar shumë kohë më parë që i dha asaj edhe kontratë me Ultra Music, kompani që ka edhe disa bashkëpunime ndërkombëtare për Erën.

Burime të Telegrafit mësojnë se janë emra të mëdhenj të skenës muzikore botërore që po punojnë me Erën për projekte që do të lansohen gjatë dimrit.

Era Istrefi është në një lidhje me Faton Shoshin, menaxherin e saj i cili është më meritori për suksesin e saj ndërkombëtar. Shoshi është po ashtu pronar i ‘labelit’ Nesër Music ku të angazhuar janë edhe Ledri Vula dhe Buta.

Era konsiderohet një prej yjeve më të mëdha shqiptare me famë në gjithë botën dhe është në mesin e Duas, Ritës dhe Bebes që kanë bërë krenare shqiptarët anë e mbanë botës. /Telegrafi/

Exit mobile version