Era Istrefi me projektin e ri “Redrum” ka mbushur një dëshirë të shumëpritur të publikut të saj vendor dhe ndërkombëtar.
Bukuroshja nga Prishtina pa u bërë 24 orë regjistroi plot 1 milion e 600 mijë klikime, një rekord për këngëtaret shqiptare dhe më gjerë, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, Era u ballafaqua edhe me një numër të madh komentesh, afro 6000 të tilla, shkruan Telegrafi.
Shumica e komenteve janë ndërkombëtare nga adhurues të këngëtares nga mbarë bota, që e krahasojnë atë sa me Rihannan sa me Madonnën e Bebe Rexhën.
“Redrum” e solli Erën krejt ndryshe para publikut ndërkombëtar pas superhitit “BonBon”. /Telegrafi/