Telegrafi

Episodi i tetë i “Estetika me Krenarin”: Albina Kelmendi nga Peja i largon nga fytyra ‘njollat që heshtën’

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

“Estetika me Krenarin” transmetoi për publikun e episodin e tetë, të titulluar “Njollat që heshtën”.

Protagonistja në dokumentarin e radhës estetik, ka qenë Albina Kelmendi-Dulaj, me prejardhje nga Peja e cila banon në Prishtinë.

Ajo ka trajtuar problemin e saj të njollave në fytyrë, të cilat kanë filluar t’i shfaqën që nga lindja e fëmiut të parë.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Protagonistja rrëfeu se si nënë ishte përkushtuar tërësisht ndaj fëmijës duke e harruar fare veten, gjersa rrethi i saj kishte filluar të shfaqte komente mbi shfaqjen njollave në fytyrën e saj.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Pas analizave të bëra në Qendrën “Esthetica” në Prishtinë, Ass. Msc. Krenar Dobroshi konstatoi se shkaqet e shfaqjes së këtyre njollave kanë qenë ekspozimi ndaj diellit dhe ibalancimi hormonal.

Për largimin e tyre, Albina iu nënshtrua trajtimeve me “Alma Harmony XL PRO”, “DYE-SR – Baby Face”, dhe “Cleearlift”.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

Pas shumë javësh, pacientja sheh një rezultat të dukshëm në fytyrën e saj, që ka rezultuar me largimin e njollave të dikurshme në fytyrë.

Dokumentari përfundon me një shëtitje të Albinës së bashku me vajzën e saj, ku buzëqeshja në fytyrë dhe vetëbeseimi i rritur vërehen dukshëm.

Foto: Ass. Msc. Krenar Dobroshi/YouTube

“Estetika me Krenarin” vjen për shikuesit çdo të diel në RTV Dukagjini me fillim nga ora 15:00, mbështetur nga Telegrafi.com.