Site icon Telegrafi

Episodi i katërt i “Estetika me Krenarin” do të sjellë ndryshimin e Diellzës me largimin e qimeve nga zonat e padëshiruara

Foto: Ass. Krenar Dobroshi/YouTube

“Estetika me Krenarin” vjen këtë të diele me episodin e katërt.

Në këtë episod do të trajtohet problemi i Diellzës, e cila është përballur me qime të shpeshta në zona të padëshiruara të trupit.

I titulluar “Brenga që lash pash”, ky episod i dokumentarit estetik do të sjellë trajtimin e Diellzës deri në përfundimin e procesit, ku edhe arrin rezultatin e dëshiruar prej kohësh.

Foto: Ass. Krenar Dobroshi/YouTube

Tema në këtë episod të dokumentarit do të jetë: “A është i rrezikshëm dhe sa është efikas trajtimi me laser të akullt për eliminimin e qimeve të trupit? Sa me të vërtetë shkaktojnë presion emocional qimet e rritura në zonat e padëshiruara?”.

Protagonistja e këtij episodi ka rrëfyer gjithashtu në “Estetika me Krenarin” edhe problemet emocionale me të cilat është përballur gjatë jetës nga një problem i tillë i lëkurës.

“Estetika me Krenarin” vjen çdo të diele në ora 15:00 në RTV Dukagjini, me mbështetje mediale nga portali Telegrafi.com.

Exit mobile version