Të dielën u transmetua episodi i fundit i dokumentarit estetik, “Estetika me Krenarin”.
Protagonistja e episodit të nëntë ka qenë Ilire Gërxhaliu nga Prishtina, për të cilën “Jeta është një skenë vallëzimi” – kështu edhe është titulluar ky episod.
Dokumentari nis në sallën e vallëzimit, aty ku Ilirja ndjehet më së miri, teksa në narracion ajo rrëfen problemin e saj me shfaqjen e rrudhave në fytyrë.
Fillimisht ajo iu nënshtrua anamnezës të cilën e shqyrtoi Ass. Msc. Krenar Dobroshi, nga ku rezultoi se protagonistja ishte alergjike vetëm në analgjetikë – gjë e cila nuk përbënte problem për trajtimet që do t’iu nënshtrohej ajo.
Përgjatë dokumentarit, Dobroshi theksoi se shkaqet e shfaqjes së rrudhave para kohe në fytyrë mund të jenë: plakja kronologjike, ekspozimi në diell, duhanpirja, graviteti, sëmundjet kronike, dhe pozita gjatë gjumit.
Për të larguar rrudhat e padëshiruara nga fytyra, Ilirja iu nënstrua trajtimeve: Ala Harmony XL PRO (Clar lift, Clear skin dhe DYE – VL -BabyFace) dhe hekurosjes së fytyrës.
Pas tri javësh trajtimi si dhe kujdesi në ushqim dhe stilin e jetës, Gërxhaliu shihet me një fytyrë krejt tjetër dhe më të freskët.
Dokumentari përfundon me Iliren në sallën e vallëzimit, e cila siç potencoi vet protagonistja, eksperienca në dokumentarin “Estetika me Krenarin” përveç zumbës, ia mësoi edhe një tjetër vallëzim – atë se gjithçka në jetë kthehet dhe përmirësohet.
Ilirja duket të jetë shembulli më i mirë i grave, të cilat nuk i nënshtrohen viteve të moshës dhe e kthejnë jetën e tyre në një “skenë vallëzimi”.
“Estetika me Krenarin” ka qenë një dokumentar shumë i suksesshëm maratonik, i dedikuar estetikës dhe ndryshimeve në pamje, i cili i ka shoqëruar shikuesit çdo të diel në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com.