Telegrafi

Enzo Fernandez pritet të jetë goditja e parë e Milanit

Milanii është duke tentuar me çdo kusht të nënshkruajë me mesfushorin e talentuar argjentinas, Enzo Fernandez.

Talenti nga Argjentina ka shkëlqyer edicionin e fundit me skuadrën River Plate dhe pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit.

21- vjeçari që luan në rolin e mesfushorit qendror ka pasur paraqitje fantastike me River Platen ku ka realizuar tetë gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Mediat italiane kanë zbuluar se Rossonerët janë në bisedime me River Platen, derisa është zbuluar edhe klauzola e lojtarit.

Fernandez ka edhe tre vite kontratë dhe tashmë zbulohet se ai ka një klauzolë 18 milionë euro për t’u larguar, një shifër që kuqezinjtë mund ta përballojnë.

Milani e sheh argjentinasin si partner në mesfushë së bashku me Sandro Tonalin, derisa vet lojtari i ka dhënë përgjigje pozitive Rossonerëve për tu transferuar në San Siro.

Kampionët e ri të Italisë pritet që gjatë kësaj jave të mbyllin transferimin e Fernandezit. /Telegrafi/