Fituesi i Kupës së Botës, Enzo Fernandez, ka përfunduar transferimin te Chelsea nga Benfica, duke nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2031.
Mesfushori i ri luajti për Argjentinën në Katar në fund të vitit të kaluar teksa ata u kurorëzuan kampionë të botës, ndërsa ai u shpall ‘Lojtari më i mirë i ri i turneut’ nga FIFA, duke përfunduar një 2022 të jashtëzakonshëm.
“Unë jam mirënjohës ndaj Chelseat dhe pronarëve që bënë gjithçka që mundën për të më bërë pjesë të këtij projekti. Jam i lumtur dhe i emocionuar që i bashkohem ‘Krenarisë së Londrës’, për të luajtur në ligën më të mirë në botë dhe për të konkurruar për trofetë më të mëdhenj”.
A world champion in Chelsea Blue. 🔵 pic.twitter.com/g5SOPFjlA7
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 1, 2023
“Mezi pres të luaj para tifozëve tanë dhe të ndihmoj shokët e mi brenda dhe jashtë fushës”, deklaroi Enzo.
22-vjeçari e filloi karrierën e tij në sistemin e të rinjve të River Plate në atdheun e tij, duke bërë përparim në futbollin e madh dhe duke fituar çmime kontinentale në formë huazimi te Defensa y Justicia, përpara se të fitonte titullin e ligës pas kthimit të tij te River Plate.
Ai u transferua te Benfica verën e kaluar, duke regjistruar 11 përfshirje gola në 29 paraqitjet e tij këtë sezon. /Telegrafi/