Site icon Telegrafi

Enterieri i mahnitshëm që do ta ketë BMW 8 Series i ri, shfaqet nëpërmjet imazheve të rrjedhura (Foto)

Këto imazhe të rrjedhura, tregojnë pothuajse të gjitha risitë

Nuk ka as një muaj prej datës zyrtare, kur ta ta shohim prezantimin e BMW 8 Series, transmeton Telegrafi. Zbulimi i madh do të ndodhë në 24 Hours of Le Mas, që do të fillojë më 16 qershor. Deri më tani, prodhuesi gjermane ka qenë mjaft i hapur sa i përket makinës, duke ofruar konceptim e plotë si dhe ka konfirmuar disa pamje të spiunëve, ndërsa tani mund të shohim qartë enterierin që e ka.

Megjithëse ende ka disa qese, që i mbulojnë karriget dy ngjyrëshe, pritet që këto të jenë pamjet finale që do t’i ketë. Paneli i informimit duket të jetë krejtësisht i kompletuar, ndërsa shihet mirë edhe iDrive, që do ta asistojë shoferin. Më së shumti bien në sy përfundimet nga alumini, në hapësirat për ventilim dhe pjesën tjetër përpara. Vetëm se dallim shumë të madh, nuk ka pësuar edhe timoni që duket i ngjashëm me paraardhësit.

Në këto model, është aplikuar gjuha e re dizajnuese nga BMW, ndërsa ndryshimet pritet të jenë të dukshme. Këto improvizime, bashkë me fuqitë dhe sistemin e lëvizjes që do t’i ketë 8 Series pritet të rivalizojë me modelet e fundit nga Audi dhe Mercedes-Benz. Megjithëse nuk ka mbetur gjatë deri në prezantimit të formatit zyrtarë, pritet që ditëve ën vijim të mësojmë edhe risi shtesë prej kësaj veture. /Telegrafi/

Exit mobile version