Telegrafi

Enrique vjen me një deklaratë interesante për Messin dhe ‘Topin e Artë’

Luis Enrique e ka cilësuar Lionel Messin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Trajneri spanjoll ka folur në lidhje me çmimin e ‘Topit të Artë’, për të cilin ka thënë se edhe nëse nuk e fiton Messi, ai është lojtari më i mirë ndonjëherë.

“Messi dhe Topi i Artë? Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, pavarësisht nga një çmim”, ka thënë Enrique për mediet spanjolle.

Lexo po ashtu Enrique: Messi, edhe shumë vite te Barcelona

“Të dyshojmë në këtë është qesharake”, përfundoi trajneri spanjoll, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Enrique ka folur para disa ditëve edhe rreth të ardhmes së argjentinasit, për të cilin ka thënë se duhet të pensionohet te Barca. /Telegrafi/