Luis Enrique thotë se Ivan Rakitic është shumë i rëndësishëm për Barcelonën.
Kroati ditë më parë tregoi mbështetjen dhe dashurinë që ka për klubin dhe trajnerin.
Rakitic mbetet pa kontratë në 2019, ndërsa Manchester City pret në radhë për shërbimet e tij.
“Rakitic është një lojtar i rëndësishëm, ka qenë dhe do të jetë”.
“Nuk kam asgjë të them për vazhdimet e kontratave. I kam thënë të gjitha më herët”.
“Çelësi në aspektin sportiv është se të gjithë lojtaret janë të gatshëm. Unë dua që ata të jenë në gatishmëri të luajnë çdo minutë që unë ja jap atyre”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/