Telegrafi

Enrique me kushte për Chelsean: I kërkon katër transferime, por jo njërin me të cilin është kryer marrëveshja

Luis Enrique raportohet se është i gatshëm të marrë drejtimin e skuadrës së Chelseat, si zëvendësues i Graham Potterit që po kalon nëpër një formë të dobët rezultatesh.

Trajneri spanjoll është i papunë që kur u shkarkua nga Spanja, pas një rrugëtimi të dobët në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Katar.

Por, kjo nuk e ka penguar Todd Boehlyn dhe bashkëpronarët e tjerë që t’i kthejnë sytë nga Enrique.

Lexo po ashtu Pronari i Chelseat do të shkarkojë Graham Potterin dhe do të emërojë trajnerin e klasit botëror

Sipas asaj që raporton Fichajes, spanjolli është i gatshëm të shkojë në Stamford Bridge, por ka kushte.

Ai kërkon katër transferime, ndërsa bëhet e ditur se nuk dëshiron që Christopher Nkunku të jetë pjesë e Bluve.

Lexo po ashtu Enzo Fernandez i kërkon Todd Boehlyt të nënshkruajë me njërin nga lojtarët më të shtrenjtë në botë

Strategu preferon Joao Felixin që është në huazim nga Atletico Madridi deri në fund të këtij sezoni dhe dëshiron që lëvizja të bëhet e përhershme.

Por, Nkunku tashmë ka kompletuar kalimin te Chelsea dhe do t’u bashkohet atyre në verë nga RB Leipzig. /Telegrafi/