Enis Bardhi ka vazhduar me ndeshje të bukura në elitën e futbollit turk me fanellën e Trabzonspor.
Mesfushori shqiptar e ka nisur si titullar ndeshjen me Ankaragucun ku në fund rezultati ishte i barabartë 1-1.
Bardhi arriti të shënonte golin e parë në këtë sfidë në minutën e 70-të.
Maxi Gomez asistoi bukur nga krahu i djathtë, derisa Bardhi u gjend mirë në zonë dhe nga afërsia dërgoi topin në rrjetë për 0-1.
Për mesfushorin shqiptar ky ishte goli i tretë në kampionatin turk me fanellën e Trabzonspor.
Kampioni në fuqi i Turqisë, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë me 23 pikë, gjashtë më pak se lideri Fenerbahce. /Telegrafi/
✅ Enis Bardhi'nin attığı gol ile öne geçme sevincimiz 4 dakika sürdü. Durum 1-1 oldu..https://t.co/H610F1taXU
— talhatrabzonlu (@talhatrabzonlu) November 11, 2022