Telegrafi

Enis Bardhi pjesë e yjeve në La Liga, shqiptari zë vend në formacionin e muajit qershor së bashku me Messin dhe Benzeman

Lionel Messi, Enis Bardhi, Karim Benzema (Foto: Getty Images/Guliver)

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi po vazhdon me ndeshje të mira dhe shkëlqim në La Liga me klubin e tij, Levante.

Faqja e specializuar e statistikave Whoscored ka publikuar formacionin më të mirë të muajit qershor në La Liga.

Përzgjedhja e tyre ka ardhur varësisht nga paraqitjet e tyre dhe mesatarja e notës në këto paraqitje të muajit qershor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth La Ligës

Pjesë e formacionit më të mirë është edhe ylli shqiptar i Levantes, Enis Bardhi, i cili ka pasur një notë prej 7.39 gjatë muajit që lamë pas.

Enis Bardhi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Gjatë muajit të fundit, Bardhi ka arritur t’i shënoj dy gola, në fitoret ndaj Espanyolit dhe Real Betisit.

Lexo po ashtu Enis Bardhi në stilin 'Messi', ia rikthen epërsinë Levantes me super-gol

Në formacionin më të mirë të muajit nuk mungojnë as yje botërore si Lionel Messi dhe Karim Benzema.

Edhe Jordi Alba, Sergio Ramos dhe Saul Niguez kanë zënë vend në formacionin më të mirë të muajit qershor në La Liga. /Telegrafi/