Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj tash e një kohë e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, ashtu që daljet e tyre publike janë të zakonshme.
Çifti i dashur i estradës me raste ndajnë fotografi me fansat e tyre të shumtë në rrjetet sociale.
Një të tillë, këngëtarja e publikuar nga një aheng familjar, ku ka pozuar me partnerin e saj, ndërsa e ka shoqëruar edhe me një mesazh.
“Një burrë i vërtetë dhe një grua e vërtetë, bëjnë një skuadër bashkë. Ata nuk heqin dorë asnjëherë nga njëri-tjetri”, ka shkruar Eni në postimin e saj.
Ndryshe, bashkëpunimi me Lindonin, “Bella”, është projekti më i fundit i biondes së popullarizuar, ndërsa Genci bashkëpunoi me Aurela Gaçen në këngën “Adrenalinë”. /Telegrafi/